Lajme Arkiva – TV Klan 2002

Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Integrimit Ermelinda Meksi e votuar dje nga ligjvënësi shqiptar me 74 vota pro është betuar përpara presidentit Moisiu. E shoqëruar nga kryeministri Fatos Nano, Meksi është betuar në mesditë, si zv/kryeministre dhe ministre e re e Integrimit, përpara Presidentit të Republikës.

“Me propozim të kryeministrit Fatos Nano dekretoj, zonjën Ermelinda Meksi emërohet Zv/kryeministre dhe Ministre Shteti për Integrimin Europian. Presidenti i Republikës Alfred Moisiu”.

Ermelinda Meksi ka qenë Ministre e Integrimit dhe Ministre e Ekonomisë në qeverinë e drejtuar nga Ilir Meta./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka