Erzen Shkololli vjen në krye të Galerisë Kombëtare të Arteve me premtimin e Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, se edhe në institucionin më të rëndësishëm të arteve pamore do të investohet.

Në prezantimin e drejtuesit të ri, ku mungonte paraardhësi i tij, Artan Shabani, artisti dhe kuratori nga Kosova, ish drejtues i Galerisë Kombëtare atje, ceku pak nga qasja që do të ketë institucioni ndaj sallave ekspozuese ndërkombëtare.

Nga katër vjeçari i Artan Shabanit, ministrja e Kulturës përveç vlerësimit të rastit, veçoi si të realizuar nga i gjithë angazhimi i ish drejtorit projektin “Edukimi përmes artit”.

Tv Klan