Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Partia Socialiste nuk ka pranuar përgjegjësinë e ngarkuar nga opozita, se deputetët e saj janë bërë pengesë për vazhdimin e shpejtë të reformës zgjedhore, në komisionin e posaçëm parlamentar. Bashkëkryetari i këtij komisioni, socialisti Et’hem Ruka, një ditë pas deklaratës së demokratëve për bllokimin e reformës në ligjin zgjedhor, ka siguruar se në PS ekziston vullneti politik, që sipas tij do të konkretizohet shumë shpejt, me KQZ.

Et’hem Ruka:- “Problemet e KQZ, përbëjnë një nga pikat e listuar, që duhet të gjejë zgjidhje në kuadrin e kodit zgjedhor, por deri tani nuk është paraqitur asnjë amendament, për KQZ. Partia Socialiste i përmbahet të gjitha parimeve kushtetuese, për kompozimin e KQZ”.

Megjithatë, vullneti politik, për përshpejtimin e reformës zgjedhore, do të shtrihet në fillim të javës, kur është përcaktuar mbledhja e komisionit dypalësh, i cili duhet të miratojë amendamentet, që parashikojnë rolin e policisë në fushatën elektorale./tvklan.al

Gazetare – Elona Meço