Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Kancelarja Gjermane

Kryeministri Berisha përshëndet zgjedhjen e Rasmussen në NATO-(4 Prill 2009)

Kryeministri Berisha përshëndet zgjedhjen e Rasmussen në NATO-(4 Prill 2009)

Morën fund polemikat rreth sekretarit të ardhshëm të NATO-s. Në prani të presidentit francez, Nikolas Sarkozy dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, sekretari i deritanishëm i Aleancës, Jaap de Hoop Scheffer, njoftoi se është kapërcyer kundërshtimi i Turqisë ndaj kandidaturës së kryeministrit danez, Anders Fogh Rasmussen. Turqia e kundërshtonte kandidaturën e Rasmussen për shkak të mënyrës...

Prill 4, 2009
Gafa e radhës e Silvio Berluskonit, lë Merkelin duke pritur me telefonatën-(4 Prill 2009)

Gafa e radhës e Silvio Berluskonit, lë Merkelin duke pritur me telefonatën-(4 Prill 2009)

Edhe në samitin e NATO-s, ashtu si në atë të G20, kryeministri Italian ka rënë në sy. Këtë radhë ka marrë një telefonatë shumë të rëndësishme, e ndoshta edhe më të rëndësishme se vetë Merkel, pasi e ka lënë këtë të fundit të priste minuta të tëra. Berluskoni i ka thënë se do ta përshëndeste...

Prill 4, 2009
Kryeministri Anders Fogh Rasmussenshpallet zyrtarisht sekretari i ri i NATO-(4 Prill 2009)

Kryeministri Anders Fogh Rasmussenshpallet zyrtarisht sekretari i ri i NATO-(4 Prill 2009)

Danezi Anders Fogh Rasmussen, kryeministri i Danimarkës, është shefi i ri i Aleancës Veri-Atlantike. Liderët e vendeve anëtare të NATO-s kanë rënë dakord lidhur me kandidaturën.  Në një konferencë të përbashkët për shtyp presidenti francez, Nikolas Sarkozi, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe sekretari aktual, Scheffer, thanë se aleanca ka rënë dakord edhe lidhur me Afganistanin...

Prill 4, 2009
Dita e dytë e samitit të NATO-s, agjenda e takimeve të zyrtarëve te aleancës-(4 Prill 2009)

Dita e dytë e samitit të NATO-s, agjenda e takimeve të zyrtarëve te aleancës-(4 Prill 2009)

Në ditën e dytë të samitit të NATO-s, liderët e shteteve dhe qeverive të 28 vendeve anëtare të aleancës, u pritën në Kehl të Gjermanisë nga kancelarja Angela Merkel. Mes liderëve pjesëmarrës ishin edhe presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha. Parakalimi I liderëve botërorë u vonua nga kryeministri italian, Silvio Berluskoni, i cili me...

Prill 4, 2009
60-vjetori i Aleancës Atlantike të Veriut mbledh ministrat në samitin special-(3 Prill 2009)

60-vjetori i Aleancës Atlantike të Veriut mbledh ministrat në samitin special-(3 Prill 2009)

Liderët e vendeve anëtare të Aleancës Atlantike të Veriut janë mbledhur në Baden Baden të Gjermanisë për të festuar ditëlindjen e 60-të të NATO-s. Në një ceremoni simbolike krerë shtetesh dhe qeverish u pritën nga mikpritësit e samitit. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop...

Prill 3, 2009
Samiti i 60-vjetorit të Aleancës Veri-Atlantike, Topi takon Obamën-(3 Prill 2009)

Samiti i 60-vjetorit të Aleancës Veri-Atlantike, Topi takon Obamën-(3 Prill 2009)

Në ditën e parë të samitit të NATO-s në Baden Baden të Gjermanisë, gjatë pritjes së dhënë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti shqiptar, Bamir Topi, është takuar me presidentin amerikan, Barack Obama. Topi i ka shprehur atij falënderimet për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë për vendin tonë, ndërsa presidenti Obama ka uruar kryetarin e...

Prill 3, 2009
Zgjerimi i Bashkimit Evropian, Olli Rehn në kundërshtim me Merkelin-(18 Mars 2009)

Zgjerimi i Bashkimit Evropian, Olli Rehn në kundërshtim me Merkelin-(18 Mars 2009)

Komisioneri për zgjerim në BE, Olli Rehn, ka dalë kundër deklaratës së kancelares gjermane lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian. Rehn kërkoi nga BE të mos frenojë zgjerimin në vendet e Ballkanit Perëndimor, në një kohë që i bëri thirrje Gjermanisë të mos komprometojë perspektivën e Ballkanit drejt integrimit, pasi këto vende përfshi këtu edhe...

Mars 18, 2009