Edhe në samitin e NATO-s, ashtu si në atë të G20, kryeministri Italian ka rënë në sy.

Këtë radhë ka marrë një telefonatë shumë të rëndësishme, e ndoshta edhe më të rëndësishme se vetë Merkel, pasi e ka lënë këtë të fundit të priste minuta të tëra.

Berluskoni i ka thënë se do ta përshëndeste me vonë dhe ka vazhduar i qetë me telefonatën.

E gjendur në një situatë aspak të mirë, madje deri diku të sikletshme, kancelarja gjermane nuk mund të bënte tjetër gjë veçse të takonte liderët e tjerë.

Më vonë Berlusconi i ka shpjeguar kancelares se ishte në telefon me kryeministrin turk, Taip Erdogan.

Mediat italiane raportojnë se gjatë bisedës telefonike u fol pikërisht për zëvendësin e sekretarit Scheffer.

Ende nuk dihet se cila ka qenë biseda mes dy kryeministrave, gjithsesi publikisht Turqia dje doli kundër zgjedhjes së danezit Anders Fogh Rasmussen.

Ky është një tjetër nga ato që mediat i cilësojnë si “bëmat”e  Berlusconit. Vetëm një ditë më parë një tjetër video u publikua ku gjatë samitit të G20, kryeministri Italian thërriti me zë të lartë presidentin Barack Obama, një veprim ky që shqetësoi mbretëreshën Elisabetë, e cila e habitur dhe pak nervoze kërkoi shpjegime se pse bërtiste me zë të lartë kreu i qeverisë italiane./tvklan.al