Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Kushtrim Selimi

Ish-shefi i AMP-së zaptoi tokë dhe ndërtoi vilë

Ish-shefi i AMP-së zaptoi tokë dhe ndërtoi vilë

Ish-shefi i sektorit pranë Agjencisë së mbikëqyrjes Policore në Durrës, Kushtrim Selimi i cili me portalin e tij shantazhonte drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, është përfshirë në një tjetër paligjshmëri. Gjatë hetimeve të kryera nga Prokuroria dhe AMP, është zbuluar se Selimi, duke shfrytëzuar pozicionin, ka zaptuar një sipërfaqe trualli, pronë shtetërore në...

Gusht 2, 2024
Vetëdorëzohet ish-shefi i AMP, Kushtrim Selimi

Vetëdorëzohet ish-shefi i AMP, Kushtrim Selimi

Është vetëdorëzuar në mëngjesin e sotëm në policinë e Tiranës ish-zyrtari i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi. Ai ishte shpallur në kërkim i akuzuar për gjobëvënie dhe shantazh ndaj zyrtarëve të lartë të policisë. Në bashkëpunim me vartësen e tij, Regina Omeri, ai kishte hapur një portal online me qëllim denigrimin dhe shantazhin e...

Qershor 28, 2024
Portali për gjobëvënie, vetëdorëzohet në polici Kushtrim Selimi

Portali për gjobëvënie, vetëdorëzohet në polici Kushtrim Selimi

Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës ish-zyrtari i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi, i akuzuar për gjobëvënie ndaj zyrtarëve të lartë të policisë dhe biznesmenëve të ndryshëm. Selimi u paraqit mëngjesin e kësaj të premtes i shoqëruar nga avokati i tij ku pritet të merret në pyetje nga Krimi Kibernetik në lidhje me akuzat ndaj...

Qershor 28, 2024
Lirohen gazetari dhe ish-punonjësja e AMP, akuzohen për falsifikim dhe nxjerrje lajmesh të rreme

Lirohen gazetari dhe ish-punonjësja e AMP, akuzohen për falsifikim dhe nxjerrje lajmesh të rreme

Lirohen nga qelia gazetari Ervis Hasanaga dhe ish-punonjësja e AMP, Regina Omeri, të arrestuar nga sektori krimit kibernetik në Policinë e Tiranës për “falsifikim kompjuterik”. Për ta gjykata e Tiranës caktoi masën “detyrim paraqitje”, ndërsa në seancë dy të arrestuarit shprehën pendesë për veprimin e kryer. Gazetari dhe ish-punonjësja e AMP akuzohen se në bashkëpunim...

Qershor 2, 2024
Denigronin drejtuesit e policisë, “detyrim paraqitje” për gazetarin dhe ish-punonjësen e AMP

Denigronin drejtuesit e policisë, “detyrim paraqitje” për gazetarin dhe ish-punonjësen e AMP

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për gazetarin Ervis Hasanaga dhe ish-punonjësen e AMP, Regina Omeri. Këta të fundit akuzohen për falsifikim kompjuterik, pasi në bashkëpunim me punonjësin tjetër të AMP, Kushtrim Selimi, akoma në kërkim, dyshohet se publikonin shkrime me përmbajtje jo të vërtetë për drejtuesit më të lartë të Policisë...

Qershor 2, 2024
Gjobëvënie në portal, të tjera denoncime nga policët ndaj zyrtarëve të AMP dhe gazetarit: Na prishën imazhin…

Gjobëvënie në portal, të tjera denoncime nga policët ndaj zyrtarëve të AMP dhe gazetarit: Na prishën imazhin…

Pesë persona të tjerë nga radhët e policisë kanë bërë kallëzim pranë krimit kibernetik ndaj zyrtarëve të AMP, Kushtrim Selimi e Regina Omeri dhe gazetarit Ervis Hasanaga në lidhje me shkrimet e publikuara në portalin që menaxhohej prej tyre. Në kallëzimin e tyre, ata janë shprehur se përmes lajmeve të publikuara, të cilat i konsiderojnë...

Maj 31, 2024
Portali për gjobëvënie, përjashtohen nga AMP-ja Kushtrim Selimi dhe Regina Omeri

Portali për gjobëvënie, përjashtohen nga AMP-ja Kushtrim Selimi dhe Regina Omeri

Kushtrim Selimi dhe Regina Omeri janë përjashtuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas operacionit të policisë që u zhvillua të enjten. Vendimi u mor sapo u publikua njoftimi i policisë se Omeri u arrestua për mashtrim kompjuterik ndërsa Selimi u shpall në kërkim. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar edhe gazetari Ervis Hasanaga, 35...

Maj 31, 2024
“Ai është një morr jo shef i madh”, Balla për zyrtarin e AMP: Ka qenë në procedim disiplinor për shkarkim

“Ai është një morr jo shef i madh”, Balla për zyrtarin e AMP: Ka qenë në procedim disiplinor për shkarkim

Ditën e sotme sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Tiranës arrestoi për gjobëvënie një gazetar dhe një punonjëse të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ndërsa një drejtues i Agjencisë në Drejtorinë e Përgjithshme u shpall në kërkim. Lidhur me këtë rast në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Ministri i Brendshëm Taulant...

Maj 30, 2024
Arrestohet për gjobëvënie një gazetar. E paguanin dhe përdornin për lajme të rreme dy punonjës të AMP

Arrestohet për gjobëvënie një gazetar. E paguanin dhe përdornin për lajme të rreme dy punonjës të AMP

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Tiranës arrestoi për gjobëvënie një gazetar dhe një punonjëse të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ndërsa një drejtues i Agjencisë në Drejtorinë e Përgjithshme u shpall në kërkim. Ervis Hasanaga, 35 vjeç, me profesion gazetar, Rexhina Omeri, 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Durrës...

Maj 30, 2024
Shefi i AMP-së donte të bëhej drejtor, si bëhej shantazhi në portal për gjobëvënie

Shefi i AMP-së donte të bëhej drejtor, si bëhej shantazhi në portal për gjobëvënie

Detaje të reja janë zbuluar nga rasti më i fundit i hetuar nga Sektori i Hetimeve të Krimit Kibernetik të Tiranës që vuri në pranga një punonjëse të AMP-së dhe një gazetar. Në kërkim është shpallur shefi i sektorit në AMP, Kushtrim Selimi. Selimi përmes portalit që kishte hapur me Regina Omerin (efektiven e AMP)...

Maj 30, 2024