Pesë persona të tjerë nga radhët e policisë kanë bërë kallëzim pranë krimit kibernetik ndaj zyrtarëve të AMP, Kushtrim Selimi e Regina Omeri dhe gazetarit Ervis Hasanaga në lidhje me shkrimet e publikuara në portalin që menaxhohej prej tyre.

Në kallëzimin e tyre, ata janë shprehur se përmes lajmeve të publikuara, të cilat i konsiderojnë të pavërteta, janë cenuar duke i prishur imazhin dhe integritetin, për shkak të pozicioneve të punës që ata mbajnë.

Policia e Tiranës vijon kërkimet për arrestimin e Kushtrim Selimi. Si Selimi dhe Omeri janë përjashtuar nga radhët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Portali në të cilin publikoheshin këto informacione ishte i paregjistruar në ndonjë organ shtetëror apo në qendrën kombëtare të biznesit dhe nuk figuronte në pronësi të ndonjë individi.

Qëllimi, sipas policisë, ishte denigrimi, duke publikuar materiale për gjobëvënie. Vetë gazetari pranoi se paguhej për të publikuar këto shkrime që i vinin të gatshme dhe se ai nuk i kishte verifikuar për vërtetësinë./tvklan.al