Është vetëdorëzuar në mëngjesin e sotëm në policinë e Tiranës ish-zyrtari i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi. Ai ishte shpallur në kërkim i akuzuar për gjobëvënie dhe shantazh ndaj zyrtarëve të lartë të policisë.

Në bashkëpunim me vartësen e tij, Regina Omeri, ai kishte hapur një portal online me qëllim denigrimin dhe shantazhin e drejtuesve të policisë me anë të lajmeve të rreme. Për këtë çështje u ndalua edhe Regina Omeri dhe një gazetar.

Tv Klan