Policia austriake i ka quajtur përleshjet e mbrëmshme mes tifozëve turq dhe kroat si më dramatikët që kur ka nisur Kampionati Europian. Policia e Vjenës e cila pati në detyrë 4600 forca të shpërndara nëpër qytet konfirmojë disa arrestime dhe sqarojë se pati edhe të plagosur.

Zëdhënësi i Forcave të Rendit Kristian Stella, deklaroi për gazetarët se trazirat ndodhën pas ndeshjes në qendër të qytetit, ku tifozë të dehur hodhën shishe dhe shkatërruan makina të parkuara. UEFA ka njoftuar se federata turke dhe kroate parashikohet të kenë saksione si pasojë e sjelljes së tifozerisë së tyre.

Në Vjenë do të luhet të dielën edhe çerekfinalja mes Spanjës dhe Italisë, ku pritet të jenë 150 mijë përkrahës të të dy skuadrave. Policia për të përballuar situatën pritet të shtojë rreth 2200 efektiv më shumë në krahasim me numrin e forcave që nevojiten për shkallën e parë të sigurisë së lartë./tvklan.al

Gazetari: Endrit Sauku