Gjermania shmangu humbjen në shtesë dhe mbajti kreun e Grupit A në një ndeshje të luftuar kundër Zvicrës. Sfida në Franfkurt u mbyll me rezultatin 1-1. Zviceranët gjetën golin në minutën e 28 me Ndojen. Por ekipi i Nagelsman e kërkoi golin dhe festoi në shtesë, me Fylkrug që realizoi. Lojtari më i mirë i takimit u shpall mesfushori i helvetëve, Granit Xhaka. Edhe në takimin tjetër të Grupit A, emocionet erdhën në shtesë.

Ndërsa takimi po shkonte drejt barazimit, Ksoboth shënoi golin e fitores për hungarezët në minutën e 10, duke shokuar skocezët. Ndeshaj u shty për shkak të një incidenti në fushë. Sulmuesi hungarez Barnabas Varga u përplas me portierin e Skocisë Gunn dhe theu kockën në pjesën e mollëzës. Lotjari pësoi nëj tronditje të fortë dhe u dërgua në spital. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Me fitoren e arritur, Hungaria është një garë për t’u kualifikuar si e treta më e mirë në raundin e të 16-ve. Kjo fitore e nxori Shqipërinë jashtë ekipeve të treta më të mira.

Klan News