Trajneri Luçiano Spalletti ka disa dyshime para sfidës së 1/8-ave të Europianit ndaj Zvicrës. Tekniku italian doli me shumë dyshime sesa siguri nga ndeshja e fundit e grupit kundër Kroacisë.

Sulmi i rindërtuar nuk solli rezultatin e pritshëm, mbrojtja kishte pasiguri, ndërsa mesi i fushës çaloi në ndërtimin e aksioneve.

Kësaj i shtohet edhe skualifikimi i Riçardo Calafiorit, autor i asistimit vendimtar për Mattia Zaçagni ndaj kroatëve. Ka disa dyshime për trajnerin Spalletti, i cili duhet të shpik formacionin që do të hedh në fushë. 

Klan News