Aktori Kastrioti Çaushi, në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, analizoi barazimin e Gjermanisë ndaj Zvicrës.

Çaushi theksoi se skuadra e Nagelsmann, mori një goditje psikologjike të fortë, ndërsa shtoi se në rast se i luajnë si Zvicra, i hapin probleme.

Sipas tij, në fazën e 1/16-ve, gjermanëve i bie të luajnë me Spanjën.

“Gjermania është favoriti kryesor në Europian. Ka cilësi dhe ka publikun në krahun e saj. Sot mori një goditje të fortë psikologjike ndaj Zvicrës. Loja luhet me 22 lojtarë. Sot për herë të dytë, pashë 6 lojtarë që bënin presing në zonën e Gjermanisë nga Zvicra. Gjermania mund të vihet në provë të vështirë, nëse i luhet në këtë mënyrë. Tani me shumë gjasa i bie të luajë me Spanjën. Gjermaninë sot e pashë jo mirë. Nuk ishin në mënyrën e tyre më të mirë.”, deklaroi Çaushi./ tvklan.al