Franca është ndër favoritet kryesore për të fituar titullin e kampionatit të Europës.”Gjelat” kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për kompeticionin që zgjat nga 14 qershori deri më 14 korrik në Gjermani.

Turne që trajneri i francezëve, Didier Deshamps i trembet jo pak, për shkak edhe të lodhjes fizike përgjatë sezonit. Tekniku pret shumë nga Kylian Mbappe.

Didier Deschamps, trajneri i Francës: Ne arrijmë në fund të sezonit, të gjithë lojtarët janë të lodhur. Nocioni i freskisë është një element thelbësor për garat e mëdha. Lodhja fizike nga ndikon jo pak edhe në aspektin psikologjik. Mbappe ka qenë gjithmonë pjesë e grupit dhe padyshim, ai ka përgjegjësi në klubin e tij dhe në skuadrën franceze. Është padyshim një element shumë i rëndësishëm për ne që ta sigurojmë këtë në nivel grupi, se është në gjendjen më të mirë të mundshme.

Franca gjendet në grupin D së bashku me Poloninë, Austrinë dhe Holandën. Kampionati Europian do të vij falas dhe ekskluzivisht në territorin shqiptar në ekranin e TV Klan.

Klan News