Çekia dhe Turqia, luajnë ndeshjen e tyre më të rëndësishme në këtë Europian. Dy kombëtaret, përballen në sfidën e fundit të Grupit F, aty ku luajnë gjithçka për gjithçka.

Turqia mban vendin e dytë në renditje dhe një barazim do i kualifikonte zyrtarisht për më tej. Në krahun tjetër, Çekia mban vendin e tretë me 1 pikë dhe një fitore, do i dërgonte në vendin e dytë.

Pritet të jetë një sfidë e luftuar deri sekondat e fundit, për shkak të rëndësisë që ka. Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe titullarët.

FORMACIONET ZYRTARE:

ÇEKIA: Stanek, Holes, Hranac, Krejci, Jurasek, Provod, Soucek, Coufal, Barak, Hlozek, Chytil.

TURQIA:  Gunok, Kadioglu, Demiral, Akaydin, Muldur, Yuksek, Ozcan, Guler, Yildiz, Calhanoglu, Yilmaz.

/tvklan.al