Spanja vazhdon me përgatitjet në qendrën stërvitore të Donashingen, ndërsa do të përballet në raundin e të 16-ve me Gjeorgjinë në mbrëmjen e së dielës.

“Furia e kuqe” do të motivohet në këtë takim nga suksesi 7-1 në vitin e kaluar ndaj ekipit të Kvaras.

Goleada erdhi në një moment të vështirë për spanjollët që ishin mundur nga Skocia, ndërsa situata ishte trazuar për shkak të çështjes së ish-presidentit të federatës Rubiales.

Spanja u kualifikua nga faza e grupeve me 9 pikë, dhe asnjë gol të pësuar, ndërsa mundi edhe Shqipërinë me rezultatin 1-0.

Por edhe te Gjeorgjia atmosfera është mjaft pozitive pas suksesit ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

Kvara dhe ekipi duan një tjetër sukses, pas kualifikimit historik.

Klan News