Emocione premton edhe përballja tjetër e këtij grupi, mes Holandës dhe Austrisë. 90 minuta tepër vendimtare për dy kombëtaret, që janë në garë për pozicionet e para të grupit D. “Tulipanët” kanë 4 pikë në krye, ndërsa austriakët kanë grumbulluar 3 pikë dhe thuajse janë të kualifikuar për në turin tjetër.

Holanda favorizohet edhe nga historia, pasi ndaj Austrisë synojnë të zgjerojnë edhe ecurinë pozitive me vetëm një humbje në 9 ndeshjet e fundit, me 7 fitore e 1 barazim. Një arsye më tepër për të besuar këtë fakt është se Holanda ka fituar në 7 ndeshjet e fundit me Austrinë, përfshirë atë të fazës së grupeve në Europianin e shkuar.

Austria ka mahnitur nën drejtimin e Ralf Ragnick ndërsa kërkojnë të arrijnë në fazat me eliminim direkt të këtij kompeticioni për herë të dytë në histori. Ashtu si Holanda, edhe skuadra e Ragnick ka formë të mirë, me vetëm një humbje në 9 ndeshjet e fundit ndërkombëtare. Kjo do të thotë se ata do të dalin në Olympiastadion me besim se do të sigurojnë një rezultat të dytë pozitiv që me siguri do t’i shihte ata të avancojnë, pasi asnjë ekip i vendit të tretë në Euro 2020 nuk u eliminua me katër pikë. Edhe kjo sfidë do të vijë ekskluzivisht në ekranin e TV Klan Plus, duke nisur nga ora 18:00.

Klan News