Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeminsitri i sapozgjedhur i Britanisë Keir Starmer bënë shaka për suksesin e Anglisë kundër Holandës në gjysmëfinalen e Euro 2024. Të dy liderët botërore u takuan në “Shtëpinë Bardhë” gjatë një samitit të NATO-s për 75 vjetorin e Aleancës TransAtlantike.

Biden e cilësoi Mbretërinë e Bashkuar si nyjen lidhëse të NATO-s, e shtoi se të dyja shtetet duhet të vazhdojnë bashkëpunimin. Starmer ndau të njëjtin mendim, por bëri shaka se ai sapo kishte parë një pjesë të gjysmëfinales me homologun e tij holandez Dick Schoof.

Starmer: Mendoj se kjo është plotësisht e saktë! E tani, mbi të gjitha ne shkojmë në finalen e Europianit. Nisa ta shikoja sfidën gjysmëfinale me kryeministrin holandez. Por ai iku kur rezultati shkoi 1-1.

Biden: Epo, ju djema vazhdoni t’i flisni njëri-tjetrit?

Starmer: Nuk e kemi parë njëri-tjetrin që atëherë. Të shikojmë tani!

Biden: Gjithsesi, kemi shumë për të folur! Faleminderit që erdhët.

Anglia mori një fitore të madhe në “Iduna Park”me rezultatin 2-1 dhe siguron finalen e dytë radhazi në një Europian.

Klan News