Suedezi Glenn Nyberg do të jetë gjyqtari kryesor në sfidën e së hënës mes Shqipërisë dhe Spanjës, një përballje që vlen shumë për fatin e Kuqezinjve në Euro 2024, pasi është e fundit në fazën e grupeve.

Një arbitër jo shumë i dëgjuar, por që ka gjykuar në të gjithë nivelet në turnetë kontinentalë për klube.

35-vjeçari arbitroi përballjen mes Rumanisë dhe Ukrainës ku dha vetëm 2 kartonë të verdhë.

Nyberg mban stemën e FIFA-s prej 2016. Vitin e kaluar ishte kryesori në finalen e Botërorit U20. Glenn Nyberg vendosi rregull edhe në takimin për vendin e tretë në Ligën e Kombeve 2022-2023 mes Holandës dhe Italisë.

Nyberg nuk ka qenë arbitër në asnjë ndeshje të Shqipërisë apo Spanjës në të kaluarën. Në karrierën e tij numëron gati 400 takime.

Tv Klan