Në shtytje dështoi, ndërsa në shkëputje u klasifikua e katërta

Evagjelia Veli ishte e para nga ekipi shqiptar që garoi në Botërorin e Peshëngritjes që po mbahet në Uzbekistan.

Peshëngritësja shqiptare nuk arriti të renditej në dygarësh për peshën deri 55 kilogramë, pasi dështoi në 2 prova në stilin e shtytjes dhe u tërhoq tek e treta.

Mirë shkoi gara në stilin e shkëputjes ku prova më e mirë ishte 89 kilogramë, duke u renditur e katërta.

Tv Klan