Peshëngritësi Briken Calja është renditur i pari në Baterinë B për peshën deri në 73 kilogram në Kupën e Botës në Tajlandë. Ai u tregua i saktë në stilin e shkëputjes, ku e filloi me 145 kilogram për të vijuar më pas me 150 kilogram dhe në provën e tretë me 152 kilogram.

Në stilin e shtytjes ngriti 181 kilogramë, ndërsa nuk ia doli me me 185 kilogram. Në total, në këtë event ngriti 333 kg, rezutlatin më të mirë në Baterinë B.

Kupa e Botës në Tajlandë është gara e e fundit kualifikuese për Lojërat Olimpike 2024. Calja do të presë pasi të plotësohen listat e Federatës Botërore ku pranohen 12 peshëngritës për secilën peshë.

34-vjeçari e quajti këtë një rezultat mjaft të mirë me një reagim në rrjete sociale.

“Pas muajsh mundimesh për shkak të dëmtimit, pas muajsh sakrificash dhe lodhjeje, ia dola të rikthehem me një rezultat fantastik në Kupën e Botës Thailand 2024, ku arrita një rezultat shumë të mirë në peshën 73 kg”, ishte reagimi i tij.

Calja ka marrë pjesë në 3 olimpiada deri më tani.

Klan News