Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka vijuar fushatën elektorale në qytetin e Laçit. Ai ka përsëritur se prioritet do të jetë zgjidhja e problemit të pronës.

Fatmir Mediu: Duhet të jemi së bashku për të siguruar shqiptarët për pronën e tyre, të jemi së bashku për të mbështetur njerëzit më të mirë të opozitës.

Turi elektoral i Partisë Demokrate të Re ka vijuar në malësinë e madhe në Rrëshen dhe në Krujë.

Genc Pollo: Pushteti lokal ka vuajtur në radhë të parë në sytë e publikut, në sytë e elektoratit nga transparenca, nga mungesa e transparencës.

Kryetari i Partisë Demokratike të rinovuar Dashamir Shehi, ka prezantuar kandidatin për minibashkinë e lagjes Ali Demi. Shehu u shpreh se këto zgjedhje duhet të shërbejnë jo vetëm për të votuar por edhe për të zgjedhur.

Dashamir Shehi: Ne themi se sot ka mundësi për të zgjedhur. Ne gjithmonë kemi votuar, sot duhet të zgjedhim dhe realisht kemi të drejtë të zgjedhim si qytetarë.

“Në Himarë të fitojë shpirti shqiptar”, me këtë frazë ju drejtuan demokristianët elektoratit të tyre në Himarë. Nënkryetari i Partisë Demokristiane Kolë Tonaj, prezantoi kandidatin e kësaj bashkie për bashkinë e qytetit i cili do të përballet me rivalin e Partisë Socialiste dhe atij të PBDNJ-së. Fantazitë e ndonjë partie politike që të kthejë Himarën në tokë greke janë jashtë realitetit dhe duhen ndëshkuar me votën e 12 tetorit thanë drejtuesit lokal demokristian./tvklan.al