Reis Çiço: Atëherë sikurse thamë do të flasim për zhvillimet më të fundit në Partinë Socialiste duket të dy kampet i kanë përvijuar pozitat e tyre, megjithatë jemi përball një çarje historike pasi mendohet se Partia socialiste është afër një ndarje megjithatë asnjëri nga dy grupimet nuk e ndërmerr hapin vendimtar. Si e komentoni ju?

Fatos Lubonja: Mendoj se është e vështirë, është një moment i vështirë për të dy palët, do të thoja. Është i vështirë për palë e Nanos sepse një ikje e tillë do të thoshte një hemorragji e madhe që nuk do ta stimulonte aspak për të ardhmen Partinë Socialiste, nga ana tjetër është e vështirë edhe për grupin e Metës, sepse nuk është kollaj dalja nga barku i nënës dhe të dalësh në jetë, kërkohet një guxim, kërkohet një përgatitje e një projekti  e një programi të qartë dhe mendoj se aty ka edhe një shqetësim të madh në  lidhje me elektoratin, pra për të larë borxhin me elektoratin deri në fund se janë bërë të gjitha përpjekjet brenda Partisë Ndoshta ka edhe strategji të tjera që lidhen me atë se ndoshta kush do ta marrë Partinë Socialiste, ndoshta është ende kjo luftë por mendoj se për grupin e Metës është më e dobët kjo shpresë. Kështu që do të thoja se tek e fundit çështja është sa i përgatitur është ai grupim rreth metës për të krijuar një parti të re, a janë të gatshëm për ta krijuar këtë? Personalisht jam i mendimit se Partia Socialiste ka nevojë për këtë çarje që është një operacion që do të nxjerrë shumë gjëra të këqija, gjakun e keq si me thënë, jashtë. Mendoj se këta djem të rinj duhet të bëjnë një platformë të qartë politike dhe mendoj se do të ishte shpresa për të dalë nga kjo baltë ku është futur rrota e Partisë Socialiste që vetëm po xhiron dhe nuk po lëviz dot.

Reis Çiço: Para se të kalojmë te pyetja tjetër do të doja të bëja një pyetje të ndërmjetme duke ndejtur te kjo temë. A besoni ju, se historia e ka treguar që Nano e ka pasur vazhdimisht elektoratin. A besoni se këta djem të rinj me në krye Metën mund të marrin një pjesë të elektoratit socialist duke ju referuar historisë?

Fatos Lubonja: Pikërisht mendoj se një nga frikërat e tyre është kjo se sa ata mund të marri te elektorati,  personalisht mendoj se politika, programi që këta duhet të  ndërtojnë nuk duhet bazuar te ai elektorat, mendimi im është që PD-ja dhe PSS-ja të dyja kanë një klasë politike që kanë humbur shumë kredibilitet, përgjithësisht do të thoja se vetëm 30% e shqiptarëve votojnë për këto parti, lufta bëhet për 70%, te ai 70% mendoj se gjendet pjesa më e brishtë e shoqërisë dhe në qoftë se këta  do  të jepen të zotë të marrin një pjesë të mirë të këtij  70% ndoshta dhe një pjesë të elektoratit të Partisë Socialiste që është katandisur në 400.000 votues mesa di unë, atëherë do të ishte një sukses për ta. Mendoj se Shqipëria gjithsesi ka nevojë për një parti të tillë  e cila edhe sikur të mos fitojë duhet të futet në jetën politike të vendit qoftë edhe me një përqindje të caktuar, por me synime më afatgjata, përndryshe do të them se e majta të paktën është e papërfaqësuar në Shqipëri, shtresat e brishta që përfaqëson e  majta janë të përfaqësuara.

Reis Çiço: Le të rikthehemi kryeministrit në mbledhjen e fundit të KPD-së, ai skualifikimin nga fondi i Mileniumit të Shqipërisë nuk e quajti si një dështim të Shqipërisë madje e quajti gat-gati një fitore, si e komentoni ju këtë qëndrim të kryeministrit?

Fatos Lubonja: Tashmë jemi mësuar me atë politik që do ta quaja në mënyrë pak vulgare, politik e mashtrimit të opinionit publik, problemi është që tashmë ne ditë për ditë kemi ngjarje që do të thoja se janë të rënda në kuptimin e vendimmarrjes, nuk di se nga ta  filloj, privatizime skandaloze vendime, plane urbanistike q ë bëhen fare pa objeksion, pa oponencë, të tjera vendime besoj se nuk është nevoja ti rendis këtu,, grabitjet e telekomit etj, etje dhe problemi është që Shqipëria, ose shoqëria shqiptare nuk ka   instrumetna, megjithëse duhet një politik moraliste që i denoncon këto gjëra. Ne nuk i kemi instrumente politke për tu mbrojtur nga kjo dhe ndërkaq  nga krahu tjetër, politikanë me Nanon në këtë rast në  krye, janë mësuar e mungojnë instrumentet kështu që mjafton t’u hedhësh një mashtrim shqiptarëve, “Kush ta hajë ta  hajë, kush mos ta  hajë…” kështu që edhe kjo paraqitet si sukses, po mesa dëgjova sot në Zërin e Amerikës, shkaku pse  nuk është dhënë për Shqipërinë ndihma është pikërisht niveli i lartë i korrupsionit, fakti se këto para nuk shkojnë atje ku duhet të shkojnë , por shkojnë në xhepat  e politikanëve, sepse shteti siç thuhet tashmë hapur  është i kapur  nga mafia.

Reis Çiço: A ka një zgjidhje sipas jush duke  bërë një prognozë të fundit,  do të ndahet PS-ja?

Fatos Lubonja: Problemi ndahet ose jo PS-ja është një nga mundësitë e zgjidhjes, por nuk do të thotë se kjo do të jetë zgjidhja. Unë mendoj se zgjidhja  duhet të vijë nga një sferë më e gjerë e politikës shqiptare, nuk përjashtoj rolin e opozitës në këtë rast, gjithsesi po bisedoja me një përfaqësues të Bankës botërore, i cili para disa ditësh kur po i shpjegoja këtë situatë q  e kishte dëgjuar edhe nga të tjerë, më  tha më ngjet pak me Bangladeshin ku  edhe pse ka edhe rotacione, rotacionet e dy partive kryesore që nuk kanë ndryshime të mëdha në programin politik nuk kanë sjellë ndrysshim  se këto janë parti të lidhur me oligarkët që qarkullojnë dhe nuk ka zhvillime të vërteta. Shqipëria ka  këtë rrezik, ka avantazh që  është pranë Evropës, idetë  e demokracisë janë më të forta, por  edhe rreziku i këtij lloji  xhirimi me partitë politike brenda të  njëjtit sistem mbetet dhe sfida më e madhe që ai që pretendon të bëjë një lëvizje të re politike në këtë rast bëhet fjalë për grupimin e Metës sipas  meje, por edhe opozita ka hapësirat e  veta në këtë drejtim, është që të mos jetë ky rotacion pa sukses, ndërkohë që edhe vetë rotacioni është i rrezikuar siç e dimë sepse shteti i kapur nga mafia bën politikën e vetë  që nuk e lë pushtetin dhe kjo mundet të paraqesë rreziqe akoma më të mëdha sesa rotacioni që gjithsesi çliron diçka./tvklan.al