Ferdinand Xhaferri: “43 leje ndërtimi i kishte marrë Alban Eftimi dhe 16 leje ndërtimi i kishte marrë Artan Shkreli. Unë sot jam këtu para jush për të thënë se komisioni hetimor do t’i propozojë kuvendit të republikës së Shqipërisë që këto leje ndërtimit të anulohen. Ne si komision hetimor kemi bindjen se atje ku institucioni paralizohet nga korrupsioni, atje ku individi vihet krejtësisht në shërbim të interesave të korrupsionit, atje kuvendi i Shqipërisë, atje sovrani duhet të ndërhyjë. Komisioni hetimor me 59 lejet e ndërtimit që Edi Rama ka dhënë vetëm në pesë mbledhjet e fundit për dy anëtarët e tij të KRT-së, komisioni hetimor ka provuar, komisioni hetimor ka certifikuar se Edi Rama punon sipas parimit: Në qoftë se do leje ndërtimi lidhu me Alban Eftimin, pago te Alban Eftimi dhe e merr lejen e ndërtimit për tre minuta. Ndryshe do të duhen 330 ditë për të parë në e merr apo nuk e merr lejen e ndërtimit.”/tvklan.al