Shqiptarët festojnë çdo festë zyrtare, që në fakt nuk janë pak,  plot 13, më shumë janë nëse shtohen edhe ditët përkujtimore. Këtu nuk ka asgjë të çuditshme, sepse festat zyrtare festohen në mbarë botën, por ajo që ngjall diskutimin është diçka tjetër. Atëherë kur kalendari i festave përkon me ditët e pushimit të kalendarin vjetor, të shtunën apo të dielën.

Në këto raste, shtetasit shqiptarë, sidomos punonjësit e administratës, pushimin e ditës festive, e kryejnë ditën e parë të javës pasardhëse, pra të hënën.

Kështu në vendin tonë ndodh shpesh. Kështu ndodhi ditën e verës, me 14 mars. Meqë kjo datë përkoi me ditën e shtunë, ditë pushimi, festa vazhdoi deri të hënën. Pra dita e verës u festua 3 ditë me radhë.

Kështu po ndodh edhe sot, ditë e hënë, kur festa ditës së Nevruzit, që përkoi me të dielën vazhdon të festohet.

Por kjo ndodh thuajse çdo vit me çdo festë zyrtare në vend, që përkon me ditën e shtunë apo të diel. Kështu me ditën e Flamurit, me Krishtlindjen, me festën e Vitit të Ri, me festa të tjera fetare si: Bajram i vogël, Bajram i madh, me pashkët Katolike, me ato Ortodokse, dita e Nënë Terezës, me ditën e mësuesit dhe ditën e Nënës.

E pra duke qenë se këto festa kanë rënë në fundjavë, protokolli parashikon zëvendësimin e këtyre ditëve me të hënën dhe ndonjëherë të martën.

Por nga ana tjetër ligji flet qartë “ Ditë pushimi, janë vetëm ditët e festave zyrtare.”

Ndoshta ne jemi ndër të paktat vende në botë që aplikojmë këtë formë festimi, duke patur në disa muaj më shumë ditë pushimi se sa pune./tvklan.al

Gazetare: Daniela Kostandini