Një maratonë me moton “Unë në NATO” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka qenë forma në të cilën kryetarja e Kuvendit ka festuar me fëmijë të shkollave të kryeqytetit në prag të anëtarësimit të  Shqipërisë në NATO.

Kryetarja Jozefina Topalli tha, se pranimi i Shqipërisë në NATO është realizimi i maratonës së të gjithë shqiptarëve të cilët tani e tutje do të jenë më të sigurt.

Jozefina Topalli: “Kjo maratonë që ju sot bëtë me sloganin “Unë në NATO” në fakt është maratona që shqiptarët gjatë këtyre viteve kanë realizuar dhe kanë dalë në kampion. Ajo kupa që ju morët, në fakt është kupa që prindërit tuaj marrin me 4 prill 2009 në Strasburg, Kel, ku Shqipëria bëhet anëtare me të drejta të plota.”

Pas një marshimi të gjithë bashkë kryetarja Topalli me fëmijët pjesëmarrës në maratonë e kanë përfunduar këtë aktivitet festiv duke vizituar mjediset e Kuvendit të Shqipërisë./tvklan.al

Gazetare: Xhumelina Dervishi