Firma e Jose Mourinho në Superligën turke befasoi jo pak botën e futbollit. Kalimi te Fenerbahçe u duk se kapi të papërgatitur tifozët, që e shikonin të ardhmen e portugezit në një kampionat në dukje më të fortë. Gjithçka ka të bëj me kushtet financiare.

Mourinho është bërë më i paguari në Turqi, por edhe në mesin e trajnerëve më të vlerësuar në Europë. Detajet ekonomike të kontratës së Mou, të cilën ai e nënshkroi për një periudhë dyvjeçare kapin vlerën e 10.5 milionë Eurove në sezon.

Shifër e lartë, që do të rritet në bazë edhe të bonuseve të vendosura në marrëveshjen mes palëve. Objektivi i 61-vjeçarit është rikthimi tek lavdia e klubit turk që nuk ka fituar titullin që prej vitit 2014.

Këtë sezon, verdheblutë ishin shumë pranë, por humbën terren kundrejt Gallatasaraj. Gjithsesi misioni i arritur është fakti që Fenerbahçe do të tentojë kalimin në grupet e Champions League, ku do të luaj në raundet play-off të kompeticionit.

Klan News