Titulli kampion në Champions League për herë të 15-të vlen shifra rekord për Real Madrid. Los Blancos shkruajtën historinë në “Uembli”, teksa arritën të koleksiononin vlerën më të lartë të arritur ndonjëherë nga një klub në një sezon të vetëm në kompeticionet e UEFA-s. Real Madrid grumbulloi rreth 137.4 milionë Euro bonuse të UEFA-s nga Champions League.

Shifra të larta, pasi askush nuk kishte arritur të ardhura kaq të larta në një sezon të vetëm. Gjiganti spanjoll kaloi 134.9 milionë Euro të fituara nga Manchester City në sezonin e shkuar ku u shpall kampion i kompeticionit. Në podiumin special është një tjetër vit fitues për Real Madridin, 2021/22, kur grumbulloi 133.7 milionë, duke ngritur në fund trofeun.

Megjithatë, në 10 pozicionet e para nuk ka vetëm klube që e kanë arritur suksesin. PSG në sezonin 2019/20, ishte e aftë për të fituar më shumë se Bayern Munich që fitoi Champions League duke mposhtur parizienët në finale, me 126.8 milionë të ardhura për klubin francez dhe 125.5 për gjermanët.

Kampionët e Francës janë edhe klubi i dytë për sa i përket të ardhurave që ka fituar më shumë këtë sezon, rreth 121.2 milionë Euro. Në renditje janë edhe tre klube të tjera që nuk e kanë fituar Champions League, Liverpul Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.

Klan News