Tirana-Vllaznia do të jetë finalja e këtij viti në Kupën e Shqipërisë, pasi kanë eliminuar respektivisht Elbasanin dhe Dinamon. Ndeshjet e kthimit kanë qenë pa shumë interes, duke ju referuar rezultateve të takimeve të para të cilat ishin humbje të pastra. Kjo i ka shtyrë trajnerët të luajnë edhe me lojtarët e rinj, njëri prej të cilëve ishte dhe protagonist në dëm të skuadrës së tij.

 Klevis Betja shkaktoi autogolin në dëm të Dinamos e mundur nga Vllaznia sërish me rezultat të pastër kësaj here 3-0 në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut. Gabimin tjetër e bëri kroati Bodrusic, i cili shtyu në pjesë e dytë topin në rrjetën e tij. Suksesin or Vllazninë e vulosi goli i Alban Jusufit në minutat e undit të ndeshjes.

Tirana për pak sa nuk ka diskutuar kualifikimin duke humbur ndeshjen e kthimit me Elbasanin në “Selman Stërmasi” me rezultatin 3-1. Pjesa e parë u mbyll për elbasanasit me golin e bukur të Fjodor Xhafës, në pjesën e dytë Tirana luajti me më shuam titullar ndër të cilët Klodian Duro, i cili shënoi golin e barazimit me 11 metërsh.

Adrian Uhiu dhe sërish Fjodor Xhafa me golat e tyre për pak sa nuk eliminuan Tiranën, që edhe në këtë ndeshje paraqiti probleme në mbrojtje e sulm. Bardh e blutë shpëtuan pasi sfida e parë në stadiumin Ruzhdi Bezhuta, pati përfunduar 3-0 në favor të tyre. Finalja e kupës së Shqipërisë Tirana-Vllaznia, do të jetë e katërta pas atyre të luajtuar në 1986, 1999 dhe 2006 të fituara të gjitha nga skuadra kryeqytetase./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku