Një qen në SHBA është kurorëzuar si më i shëmtuari në botë.

Pekinezi 8-vjeçar Wild Thang fitoi çmimin e parë në konkursin Qeni më i Shëmtuar në Botë që organizohet në Kaliforni. Ai ka marrë pjesë 5 herë, është renditur i dyti 3 herë dhe më në fund ka arritur të triumfojë.

Wild Thang u sëmur nga murtaja e qenve kur ishte këlysh, shkruhet  në biografinë e tij.

“AI mbijetoi, por me dëmtime të përhershme. Dhëmbët nuk i dolën, gjuha i rri jashtë dhe këmba e djathtë e përparme lëkundet gjithë kohën”.

Përtej problemeve fizike, ai është një qenush “i lumtur dhe i shëndetshëm”.

Wild Thang dhe pronarja e tij, Ann Lewis morën një çek prej 5000 dollarësh.

Konkursi i Qenit më të shëmtuar në botë organizohet prej thuajse  50 vjetësh dhe “feston për defektet që i bëjnë të gjithë qentë të veçantë dhe unikë”, shkruhet në faqen zyrtare duke theksuar se nuk ka si qëllim që “të tallet me qentë e shëmtuar”./tvklan.al