Lajme Arkiva 2003

Florin Serjani: Deklaratat antiligjore dhe destabilizuese të kreut të Partisë Demokratike, për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues. Ministria e Rendit Publik do ti përgjigjet me qetësinë e ligjit dhe detyrave që ka policia e shtetit për të mbrojtur qytetarët. Ndërsa veprimeve konkrete destabilizuese për ti dhunuar pushtetin do tu përgjigjet  me të gjithë forcën që i autorizon ligji për të mbrojtur rendin dhe kushtetutën. Duke vlerësuar rendin ligjor dhe siguruar të drejtën e çdo shtetasi për të protestuar në mënyrë paqësore. Policia e shtetit ka marrë të gjitha masat për të mos lejuar elemente kriminalë apo segmente të caktuara politike për të krijuar incidente apo situata të rënda që cenojnë destabilizimin e situatës së rendit dhe qetësisë publike./tvklan.al