Pavarësisht progreseve të bërë vitet e fundit, Shqipëria po përballet me sfida serioze ekonomike. Kështu thotë një raport i Fondit Monetar Ndërkombëtar i cituar nga e përditshmja britanike “The Guardian”, ku nënvizohet fakti se megjithatë perspektiva e deritanishme e ekonomisë shqiptare është e shkëlqyer.

Në inspektimin e FMN-s mbi shëndetin ekonomik të vendit tonë thuhet se disa probleme rrënjësore mbeten akoma. Sidomos në sektorin e energjisë elektrike dhe përsa i përket klimës së biznesit.

Sytë janë drejtuar tek zgjedhjet e vitit të ardhshëm, të cilat sigurisht janë të rëndësishme për ecurinë ekonomike të këtij vendi fqinj me Greqinë dhe Maqedoninë thotë FMN. Këto zgjedhje parlamentare bëjnë akoma më të vështirë vazhdueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e politikave ekonomike thotë fondi monetar ndërkombëtar.

Nga ana tjetër pranohet se ekonomia në Shqipëri për momentin po ecën mirë krahas stabilitetit të jashtëm, inflacionit në ulje dhe zhvillimit. /tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle