Degët kryesore të ekonomisë shqiptare janë rritur ndjeshëm gjatë 3 mujorit të dytë të këtij viti. Referuar të dhënave më të fundit të nxjerra nga instituti i statistikës rritja kap shifrën 24.3 %.

Ndër sektorët që ka njohur bumin më të madh në treguesin e afarizmit rreshtohen tregtia, ndërtimi dhe shërbimet. Specialistë të INSTAT shpjegojnë se këto shifra pasqyrojnë ecurinë reale të shitjeve në ekonominë vendase, duke përjashtuar ndikimin e mundshëm të çmimeve.

Elsa Dhuli: “Gjatë 3-mujorit të dytë 2008 ekonomia në përgjithësi e pasqyruar nga treguesi i shifrës së afarizmit në volum. Kur nuk ndikon rritja apo ulja e çmimeve është rritur 24 %. Në sektorët prodhues kjo rritje është 12.9 % dhe në këto sektorë përfshihen industria dhe ndërtimi. Ndërsa në sektorët e shërbimeve rritja shkon 31.6%.”

Sipas INSTAT për periudhën prill-qershor 2008 janë rritur ndërtime të reja me 17.4% krahasuar me 3-mujorin e dytë të 2007. Kjo për shkak të më shumë lejeve të dhëna për ndërtim.

Punimet në infrastrukturë dhe sidomos në rrugën Rrëshen-Kalimash kanë bërë që ky tregues të rritet me 113.5%. Ndërsa industria nxjerrëse minerare dhe e hidrokarbureve është rritur me 2.8 %./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro