Lajme Arkiva – TV Klan 2001

“Treguesit makroekonomik dhe financiar janë nën kontroll të plotë, pasi qeveria shqiptare realizuar në tre vjet të gjitha objektivat për një stabilitet ekonomik”. Ky ka qenë edhe përfundimi i bisedimeve midis qeverisë shqiptare dhe misionit të FMN-së. Kështu kanë deklaruar sot njëshi i financave Angjeli, si dhe shefi i misionit të FMN-së në Shqipëri Hosein. Një nga pikat kryesore ishte dhe përgatitja finale e privatizimit të Bankës së Kursimeve brenda muajit Qershor. Një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik tregon edhe ulja e inflacionit 2-4% dhe ulja e interesave të depozitave bankare./tvklan.al