Lajme Arkiva 2003

Fondi Monetar Ndërkombëtar shtyn marrëveshjen me Shqipërinë të nënshkruar disa ditë më parë. Mbledhja e bordit të drejtorit ndërkombëtar monetar ishte caktuar më datë 29 Janar ku do të shqyrtohej edhe qeverisja shqiptare për progresin ekonomik dhe financiar, pra memorandumi i mirëkuptimit mes qeverisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se në mbledhjen paraprake të bordit, është hequr nga rendi i ditës marrëveshja me Shqipërinë me pretendimin se nuk janë hequr të gjitha kushtet e saj, të njëjtat burime pretendojnë se disa nga kushtet themelore të paplotësuara janë mos kalimi në parlament i ligjit për mbylljen e duty free shopeve dhe ndryshimet e vazhdueshme në dogana. Ndër  to edhe emërimi i ri nga kryeministri i kreut të ri Ferdinand Papadhima.

Pritet që Fondi Monetar Ndërkombëtar të formulojë një deklaratë dhe të informojë qeverinë për arsyet e plota të shtyrjes së marrëveshjes. Marrëveshja trevjeçare që fondi monetar shqiptar ka me Shqipërinë e cila rinovohet çdo 6 muaj. Kjo është mjaft e rëndësishme sepse pa mbështetjen e fondit monetar ndërkombëtar dhe bankës botërore nuk hapet rruga e donatorëve . banda e kursimeve mund të mos privatizohet edh brenda këtij viti.

Sipas parashikimit të qeverisë këtë e ka thënë guvernatori i Bankës Shqiptare gjatë kësaj jave, Shkëlqim Cani gjatë një takimi me përfaqësuesin e sistemit bankar në Kosovë.

Dështimi i privatizimit të bankës së kursimeve ka penguar edhe hapjen e saj të një dege të re në Kosovë. Gjithçka ka ndodhur pasi tregu monetar ka qenë i pastabilizuar dhe kanë munguar ofertat.

Përfaqësues të shoqatave të biznesit i kanë kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave mos caktimin në mënyrë të njëanshme të çmimit të referencave të mallrave të importit. Caktimi i saj bëhet nga persona të veçantë, pa debate dhe pa referenca reale pas tyre.

Komuniteti i biznesit ka shprehur pakënaqësi në zbatim të ligjit dhe kodit doganor, pasi subjektet private po trajtohen në mënyrë jo ligjore. Mes drejtorit të doganave dhe komunitetit të biznesit është nënshkruar edhe një memorandum mirëkuptimi.

Fakt konkret ka qenë edhe bllokimi i kamionëve të kompanisë ELKA pa të drejtë. Po këtë javë kompania ELKA pas  peripecive në doganën e Kakavijës arriti të fitoj gjyqin për zhbllokimin e mallit të saj. E gjithë kjo u arrit pas ndërhyrjes së organeve të drejtësisë.

Këtë javë është prezantuar edhe studimi i parë për zhvillimin e sektorit energjetik në Shqipëri i cili do të përbëjë bazën e hartimit të një strategjie 12 vjeçare. Brenda kësaj periudhe mendohet të zgjidhet edhe problemi i dritave, rekomandimi i dhënë nga banka botërore dhe kompania Consorciun Decon janë  parashikimi i kërkesës për energji si dhe ndërtimi i hidrocentraleve në vendin tonë.

Masterplan për zhvillimin e rrjetit transmetues dhe shpërndarës, si dhe përcaktimi i burimeve të tjera alternative për tu përdorur nga popullsia. Në këtë studim janë vendosur edhe objektivat se ku duhet arritur. Vlera e këtyre investimeve kap shifrën e 1 miliard e 200 milion dollarëve.

Korporata elektroenergjetike shqiptare duhet të vihet në qendër të reformës strukturore, duhet reformuar dhe stabilizuar sistemi energjetik, pasi një sistem i tillë pa reforma i jep mundësi të abuzojë çdo opozite të papërgjegjshme.

Këto fjalë dhe ky bashkëpunim është kërkuar në analizën vjetore të Ministrisë së Energjetikës nga kryeministri Nano. Për çështjen e protestave me arkëtim të ulët kryeministri është shprehur se kjo mënyrë nuk rrit nivelin e pagesave të faturave, ai u jep të drejtë qytetarëve që e paguajnë qeverinë. Shfrytëzimi i burimeve të tjera alternative është zgjidhja për të ndryshuar situatën.

Në këtë analizë kryeministri Nano u shpreh se shumë shpejtë do të nisin negociatat me nj kompani amerikane për ndërtimin e një centrali me burim energjie erën. Ai kërkoi që në negociatat e korporatës elektroenergjetike me këtë kompani, energjia që do të prodhohet nga era të mos jetë më shumë se 5 cent për kilovat.

Pakënaqësia për furnizimin me energji elektrike ka vazhduar edhe këtë javë me protesta të qytetit të Shkodrës dhe të Vlorës, ndërsa monedha jonë kombëtarë është zhvlerësuar ndjeshëm gjatë monedhës së gjelbër dhe ruan të njëjtat raporte pothuajse me Euron./tvklan.al