Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Forumi i vëzhguesve vendor ka zhvilluar sot një takim të fundit përpara ditës së votimeve. I institucionalizuar në 26 Shtator 2003, ky forum është rrjedhojë e vullnetit të përbashkët për bashkëpunim, të 18 Organizatave Jo Fitimprurëse, që janë të angazhuara për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në zhvillim të përgjegjësie të tij për realizimin e një vëzhgimi jo partizan dhe sa më profesional.

Ky forum gëzon mbështetjen e prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadës së SHBA dhe USAID, me të cilat ka organizuar dhe zhvilluar trajnime të të gjithë vëzhguesve vendor, që do të vëzhgojnë procesin zgjedhor të dielën në 12 Tetor 2003. Në rreth 85 seanca trajnimi me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë, janë trajnuar rreth 2400 persona, prej të cilëve 2200 vëzhgues tashmë janë akredituar pranë KQZ.

Secila organizatë pjesëtare e forumit ka të drejtën për të komunikuar konstatimet dhe gjykimet e saj, në lidhje me ecurinë e procesit zgjedhjeve./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora