Oferta e tregut të punës në sektorin e turizmit mbetet deficitare duke krijuar mospërputhje mes kërkesës për punë dhe ofertës.  Ky është  përfundimi i nxjerrë nga një anketë e zhvilluar në Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar USAID në Shqipëri.

Në pyetje janë marrë 275 të diplomuar në fushën e turizmit nga e gjithë Shqipëria. Nga kjo kategori rezulton se më shumë se gjysma e të anketuarve janë të papunë, ndërsa pjesa tjetër  45.1%  është e punësuar, por jo të gjithë punojnë për atë që kanë studiuar.

Nga  45.1 % e të punësuarve vetëm 29% punojnë fiks në sektorin e turizmit.

USAID nëpërmjet kësaj ankete del në rekomandet drejtuar qeverisë shqiptare. Një ndër to është që të krijohen mundësi më të mëdha informimi në lidhje me ofertat në tregun e punës. Të shtohen mundësië e të diplmuarve për trajnime dhe specializime në fushën e turizmit pasi janë elemente që rrisin shanset për tu punësuar.

64.4% e të anketuarve thonë se do të iknin nga Shqipëria nëse do të kishin një mundësi punë në fushën e turizmit jashtë vendit. Ndërsa nëse mundësitë për punësim do të ishin jashtë kësaj fushe, përqindja që kanë dëshirë për të ikur jashtë është më e vogël, 43.3%.

Tv Klan