Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë një shkolle në Strasburg të Francës ku dy vajza të moshës 6 dhe 11 vjeç janë plagosur në një sulm me thikë.

Sipas mediave franceze autori është arrestuar nga policia. Bëhet e ditur se 11-vjeçarja u godit me thikë jashtë shkollës në qytetin Souffelweyersheim, pak jashtë Strasburgut ndërsa 6-vjeçarja dyshohet se u sulmua nga i njëjti person, po në atë zonë.

Të dy vajzat morën plagë sipërfaqësore, si dhe sipas policisë, autori nuk është i njohur për autoritetet dhe se motivet e tij duket se nuk janë të lidhura me radikalizmin.

I dyshuari, është arrestuar në zonën ku dyshohet se ka sulmuar vajzën e dytë. Ai nuk ka pasur thikë në dorë dhe nuk ka bërë rezistencë ndaj arrestimit./tvklan.al