Wilfried Nathan Douala, i cili është edhe pjesë e Kombëtares së Kamerunit pretendon se është 17 vjeç, por federata e futbollit të vendit afrikan mendon se ka mashtruar me moshën.

Mesfushori i Victoria United është një nga 62 futbollistët e pezulluar, pasi dyshohet se nuk kanë treguar ditëlindjen e saktë apo kanë identitetet të dyfishtë.

Ky vendim erdhi para nisjes së fazës play off të kampionatit të Kamerunit, ku ekipi më i goditur është Yong Sport Academy, që nuk ka në dispozicion 13 futbollistë. Ata duhet të japin sqarime, ose të provojnë të kundërtën për t’u pranuar.

E gjithë kjo situatë rrezikon të njollosë futbollin e Kamerunit, i kryesuar nga Samuel Eto’o, tashmë i njollosur nga polemika të shumta muajt e fundit.

Tv Klan