Një ditë para se në kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni të mbërrijë në vendin tonë për të inspektuar zbatimin e protokollit të bashkëpunimin mes dy vendeve për çështjen e emigracionit, qendra e pritjes së emigrantëve në Shëngjin, duket se është gati.

Pamjet e marra me dron tregojnë se krahas rrethimit të lartë, ka përfunduar edhe vendosja e kontejnerëve që do të shërbejnë si kapanone për pritjen e emigrantëve dhe si zyra për autoritetet italiane.

Këtij fakti i ka bërë jehonë edhe agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters, e cila i ka kushtuar një tjetër reportazh detyrimeve që lindin nga ky protokoll i nënshkruar nga Rama dhe Meloni nëntorin e shkuar.

Reuters shkruan se Shqipëria po ecën përpara për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa sjell edhe zërin e banorëve të zonës të cilët mirëpresim ardhjen e emigrantëve.

“Edhe ne ishim refugjatë dikur. Unë isha në Greqi dhe grekët po kujdeseshin për ne me ushqime dhe gjithçka. Ata që do të mbërrijnë këtu janë njësoj si ne. Më vjen keq për ta. Megjithatë, shqiptarët nuk kanë para për t’u kujdesur. veten ose për t’u kujdesur për të tjerët”, thotë Fatmir Jakaj.

“Edhe ata kanë probleme. Ne i mirëpresim sepse edhe ne ishim refugjatë. Më vjen keq për ta. Tani, i takon qeverisë të bëjë atë që është e drejtë. Për mua si individ jam shumë mirë që vijnë këtu”, shprehet Tonine Xheta.

“Nuk do të ketë probleme këtu përreth. Unë mendoj se kjo është një gjë humanitare për t’u bërë. Dikush tjetër na ka nderuar më parë kur ishim refugjatë dhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë tani. Qeveritë mund të mendojnë ndryshe, por mbi të gjitha njerëzit duhet të bëj gjëra të mira, kjo është një gjë humanitare”, shton Gjok Prenga.

Fillimisht emigrantët do të priten në qendrën e Shëngjinit, ku do të realizohet edhe përpunimi i të dhënave të tyre. Më pas ato do të dërgohen në kampin e Shëngjinit. Sipas marrëveshjes së firmosur nga kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni parashikohet pritja e deri 3 mijë emigrantëve në muaj. Shpenzimet financiare për këto qendra të pritjes së emigranteve të paligjshëm do të përballohen nga qeveria italiane.

Tv Klan