Sonila Meço: “Jemi në çastet e fundit, a mund të flasim për një sondazh final dhe sa është diferenca midis Obamës dhe McCain?”

Blendi Fevziu: “Në fakt mund të flitet për një sondazh final kam përshtypjen që sondazhi i fundit ose publikimi i sondazhit të sotëm është i fundit dhe Obama ka rikuperuar dhe një pikë mesatarisht ndaj McCain, pra do të thotë që tendenca e McCain për të rikuperuar diçka në momentet e fundit duke se nuk ka funksionuar dhe ajo që ka ndodhur është që të pavendosurit janë reduktuar nga 1 në 7 dhe reduktimi i numrit të pavendosurve ka shkuar dhe në rritje të Obamës, do të thotë që ata që kanë qenë të pavendosur me sa duket kanë vendosur të votojnë për senatorin e Ilinoisit tashmë, duke i dhënë atij një avantazh të dukshëm. Së dytë ajo që mund të nënvizohet është fakti që për herë të parë nga kalkulimet paraprake numri i votuesve pritet të jetë 64%, që do të thotë më i larti në historinë e SHBA. Vetëm 3 herë në vitin ‘60, ‘64 dhe ‘68 numri i votuesve ka kaluar 60%. Pra duket se tashmë ka një motivim shumë më të madh të Amerikës, madje dje CNN e konsideronte fushatën elektorale të këtij viti një ndër më të mirat e të gjitha kohërave. Gjithashtu sondazhet kanë nënvizuar që ka një rënie të autoritetit të Sara Palin, e cila në të vërtetë nga sondimi i fundit nuk e ka ndihmuar John McCain as të rikuperojë pikë dhe as të marrë vota që mbeteshin, po i quajmë votat e dëshpërimit të Hillary Clintonit dhe votat e grave.”

Sonila Meço: “Blendi po i referohem një fjalie më të fundit të thënë nga John McCain në zonën e Pensilvanisë, që konsiderohet dhe ajo një zonë që ka goxha votues ende të pavendosur. Momenti ka ardhur është i yni dhe mund të bëjmë një përmbysje të momentit të fundit. Realisht nga informacioni që ke, por edhe nga ajo ide që ke krijuar rreth tij, a mund të ndodhë surpriza nesër në zgjedhjet e SHBA-së dhe marzhi i gabimit të sondazheve a mund të jetë ai që përmbys në njëfarë mënyre edhe pritshmërinë që kemi patur?”

Blendi Fevziu: “Tani kemi parasysh që në 3-4 vitet e fundit sondazhet kanë pësuar goditje shumë të mëdha, jo vetëm në SHBA, por në shumë vende të botës, por kjo nuk mjafton që mund të ketë një supriz. Duhet të kemi parasysh që John Carry ka fituar në vitin 2004 252 vota kolegjeve, ndërkohë që Obama jo vetëm që i ka avantazh të ndejshëm këto shtete ku ka fituar Carry, por ka një avantazh në 5 shtete të tjera, një avantazh të ndjeshëm them dhe duke kalkuluar votat e këtyre 5 shteteve i bie që Obama të sigurojë rreth 300 vota të kolegjeve. Pra 30 më shumë sesa ato që i nevojiten. Njëkohësisht sot ai ka filluar të bombardojë opinionin publik me një spot në të cilin në sërë personalitetesh VIP qe fillojnë nga Colin Pauli që ka qenë sekretar i shtetit në republikanët dhe presidenti Bush dhe deri te … njeriu më i pasur i globit. Janë shprehur me një frazë në favor të Obamës, pra duket se në këtë drejtim ai e ka vënë punën në vijë. Ka vetëm një çështje për të cilat ka një pikëpyetje tek të gjithë komentatorët dhe në fakt mund ta gjeni sot tek të gjithë gazetarët e huaj që janë të akredituar në Uashington. Është ai që konsiderohet efekti Bradlei do me thënë është efekti që ka ndodhur në vitin 1982, kur Tom Bradlei, kryetari i bashkisë Los Angelos kandidoi për guvernator i Kalifornisë. Kishte një avantazh prej 14 pikësh, ishte një kryetar bashkie me ngjyrë, konsiderohej fitues i garantuar dhe në fund e humbi garën elektorale. Analizat e asaj kohe si dhe ato më pas që u bënë me Jasy Jackson në vitin 1988 kur kishte një sondazh prej 33% të mbështetjes dhe ra në 7 % në momentin e votimit. Tregoi që mund të ketë në efekt ku votuesit që votuesit e bardhë që hezitojnë të shprehen kundër në momentin e sondazheve, mund të shkojnë dhe të votojnë kundër Obamës në votimet e nesërme…/tvklan.al