Që prej ditë së djeshme 1/3 e amerikanëve kanë të drejtën e votimit. Zgjedhjet paraprake në Virginia dhe Kentaki zyrtarisht kanë nisur të premten e shkuar. Ndërsa që prej së hënës çdokush në dy shtetet përveç se në Gerogia do të mund të votojë.

Sot zgjedhjet kanë nisur dhe në Ajoua ku më 30 shtator do të votohet në Ohaio më pas në Uiskonsin, Nevada, Florida dhe Kolorado e Neë Meksiko. Pavarësisht se kushtetuta amerikane parashikon që zgjedhjet të zhvillohen më 4 nëntor. E gjitha bëhet për të shmangur fluksin e zgjedhjeve.

Kjo nuk është një praktikë e re, pasi që prej vitit 2000 mbi 30 shtet kanë pranuar ti paraprijnë fluksit të madh duke zhvilluar votime personalisht ose me postë. Ekspertët mendojnë që në datën zyrtare të jetë kompletuar numri i rregullt i votuesve rreth 40 milion.

Të parët që parashikohet tu drejtohen kutive të votimit sigurisht do të jenë besnikët respektiv për të dy partitë demokratët apo republikanët. Në fakt kjo mënyrë e zhvillimit të zgjedhjeve iu heq atyre mundësinë e ndërrimit të zgjedhjes, edhe nëse kandidati i preferuar bën apo thotë  një gafë. Apo nëse kandidati rival shpalos perspektivë më joshëse.

Ndërkaq nga të dy kahet e politikës kanë nisur përgatitjet për ditën e madhe, ku pas fjalimeve më të rëndësishme të vitit do të shpallet emri fitues i presidentit të ri të SHBA. Ndërsa dy kandidatët Barack Obama dhe John McCain përgatiten për përballjen televizive finale./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj