Kriza ekonomike do të jetë prioriteti kryesor i administratës së presidentit të ri amerikan Barack Obama. Në konferencën e parë pas zgjedhjeve, Obama i shoqëruar dhe nga këshilltarët e tij ekonomikë me të cilën zhvilloi një takim, e konsideroi krizën si sfidën më të madhe të jetës.

Ne po përballemi me krizën më të rëndë të jetës sonë dhe duhet të reagojmë me shpejtësi për ta zgjidhur. Kriza është globale dhe zgjidhja duhet të jetë e tillë, u shpreh presidenti i ri, i cili pranoi se rruga për daljen nga gjendja aktuale nuk do të jetë e shpejtë dhe e lehtë, por sipas tij Amerika është një vend i fortë dhe i durueshëm. Duke shprehur optimizëm, Obama apeloi se suksesi do të jetë i garantuar nëse të gjithë punojnë bashkë si një komb.

Për presidentin e ri klasa e mesme është më e rrezikuara, ndaj administrata e tij do të miratojë një plan që sipas Obamës do t’u sigurojë atyre shtëpinë, punën dhe të ardhmen.

Në këtë konferencë ai lëshoi dhe deklaratën e parë në planin ndërkombëtar ndaj Iranit, duke konsideruar si të papranueshëm projektet e tij bërthamore./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj