Reformatorët e Partisë Demokratike i kanë tërhequr sot vëmendjen Berishës për vulën e PD-së për të përcaktuar një kandidat sharlatan. Ky ka qenë dhe komenti i ish nënkryetarit demokratë Genc Pollo për kandidatin e përfolur të Tiranës, Spartak Ngjela.

“Kandidatura e Partisë Demokratike duhet të jetë dinjitoze. Janë në mundësitë e demokratëve që të përzgjidhet një kandidaturë e tillë dhe fitorja ndaj kundërshtarit socialist është krejtësisht e mundshme. Është folur për shumë kandidatura. Nuk do të hyjmë në komente për emra të veçantë, por ajo që duhet t’i themi zotit Berisha është që të mos keqpërdorë vulën e partisë për t’i imponuar demokratëve në kryeqytet një kandidaturë prej sharlatani.”

Vonesa dhe shtyrja e pakuptimtë e shpalljes së kandidaturave tha Pollo, ka sjellë një dëm të madh për fushatën. Sipas tij kjo i ka dhënë kohë PS-së që të vazhdojnë përgatitjen për fushatën e tyre, ndërkohë që demokratët janë ende konfuzë, madje dhe të përçarë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego