Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Marrëveshja brenda Partisë Socialiste mes grupit të ish-kryeministrit dhe të kryeministrit aktual Nano, mund të lërë jashtë Partinë Demokrate të Reformuar. Kryetari i kësaj partie deklaron se qeveria është në krizë dhe se qëndrimi i tyre për pjesëmarrjen në rikompozimin e qeverisë do të deklarohet pas kongresit të tyre.

Genc Pollo:- “Qeveria është e paplotësuar, ka qenë një kërkesë e jona, që qeveria të ngrihet në nivelet që kërkon Kushtetuta dhe ligji, nëse arrin prapë është një rezultat i tyre. Konkretisht, ajo që i intereson publikut, është nëse qeveria vërtetë do të rrisë cilësinë e punës së saj. Ndërkohë për PDR kjo nuk ka ndonjë rëndësi, sepse pozicioni ynë është i qartë deri në përfundim të kongresit, nuk ka asnjë arsye për të negociuar lidhur me qeverinë, me PS dhe me përfaqësuesit e saj ligjor. Ndërkohë që pas kongresit, duke parë krizën që besoj kongresi nuk mund të shmang, një zgjidhje që përfshin edhe votimet vitin e ardhshëm besoj do të ishte në interes të publikut. E para qeveria është e paplotë dhe nuk po respekton ligjet, e dyta një qeveri nëse plotësohet duhet gjykuar nga emrat dhe nga puna e saj nëse është më cilësore nga ajo që kemi deri tani”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti