Europiani mbaroi, e tashmë vijnë ndeshjet e tjera. Kombëtarja shqiptare do të luajë nga Shtatori ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kombeve ku është në një grup me Ukrainën, Çekinë dhe Gjeorgjinë. Arjan Peço tha gjatë emisionin “Kampionët” në Tv Klan se e konsideron grupin si grackë dhe ndeshjet shumë të vështira.

“Mendoj që pritshmëritë e shqiptarëve në përgjithësi janë rritur shumë pas pjesëmarrjes në europian. Duke parë këtë grup, ky për mua është ekip grackë, me ekipe shumë të vështira. Të gjitha janë të vështira”, tha Peço.

Sipas tij Ukraina, Çekia dhe Gjeorgjia kanë lojtarë shumë të mirë. Peço shtoi se këto ndeshje kanë për të qenë provë për Silvinjon dhe se tashmë ka mbaruar muaji i mjaltit për kombëtaren dhe se duhet të tregojnë veten.

“Ky ka për të qenë një provim shumë i fortë për Silvinjon. Tani unë mendoj që mbaroi muaji i mjaltit. Këtu fillon tani, kthehesh nga europiani, rikthehesh sërish në kualifikuese. Duhet të bëjmë kujdes sepse ndeshjet shumë të ngjeshura. Ka për të qenë një gjë shumë e vështirë”, tha Peço.

Shqipëria do të luajë këto ndeshje në Ligën e Kombeve

7 Shtator Ukrainë – Shqipëri

10 Shtator Shqipëri – Gjeorgji

11 Tetor Çeki – Shqipëri

14 Tetor Gjeorgji – Shqipëri

16 Nëntor Shqipëri – Çeki

19 Nëntor Shqipëri – Ukrainë

/tvklan.al