SPAK ka mbyllur hetimet për Gëzim Çelën dhe grupin prej 13 personash të cilët akuzohet për trafik droge të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal. Prokuroria e Posaçme dërgoi të hënën në Gjykatën e Posaçme dosjen ndaj tyre.

Gjatë hetimeve është arritur që për secilin prej të pandehurve të provohet jo vetëm përfshirja e tyre, por edhe ndarja e roleve, si organizatorë, kultivues të drogës, magazinuesit, prodhuesit, transportuesit apo dhe drejtuesit të mjeteve lundruese.

Nga verifikimet që ka kryer SPAK rezulton se Gëzim Çelaj dhe Arlind Ismailukaj ishin drejtuesit e grupit kriminal të cilët kishin marrë përsipër organizimin dhe trafikimin e sasive të mëdha të lëndës narkotike.

Dy episode të trafikut të drogës janë dokumentuar nga SPAK, që janë në 31 mars të vitit të shkuar, ku në afërsi të aeroportit të Rinasit u sekuestrua 41 kg heroinë, ndërsa 14 gusht po në vitin 2023 u tentua të trafikohej nëpërmjet detit sasi e madhe droge, i njohur si operacioni policor “Flakë në det”.

Përveç Arlind Ismailukaj, ish-punonjës policie, në Gjykatë është dërguar edhe Ish-shefi i Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj. Për llogari të hetimeve, SPAK bllokoi disa pasuri të Gëzim Çelës, Arlind Ismailukaj dhe familjarëve të tyre. Në sekuestro janë vënë 7 pasuri që janë kompani private, pasuri të paluajtshme, automjete dhe llogari bankare.

Të pandehur:

Arlind Ismajlukaj

Gëzim Çelaj

Nerim Çela

Armando Mema

Dritan Metaj

Ben Dalipaj

Besnik Brokeri

Alket Deda

Selami Lushkaj

Ksenofon Bodo

Kyrylo Ponomarenko

Kostiantyn Biellon

Armando Papa

Roland Guza

Klan News