Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Një 40-vjeçar nga Fieri është gjetur i vrarë në Durrës i braktisur në një makinë. Makina së bashku me kufomën, megjithëse është braktisur në orët e vona të natës është gjetur vetëm mëngjesin e sotëm në afërsi të stacionit të parë urban Durrës-Plazh, përgjatë bregdetit.

Viktima është Robert Mitro, 40-vjeç, me profesion elektricist dhe banues në Fier. Policia ende nuk e ka përcaktuar vendin e ekzekutimit me mjete të forta të Mitros, por thotë se ka identifikuar autorët. Ndërkohë pista kryesore e këtij krimi sipas policisë mbetet hakmarrja./tvklan.al