Lajme Arkiva 2003

Për qytetin e Shkodrës i cili vuan sipas korporatës 30% të kufizimeve, Korporata Elektroenergjetike ka gjetur një zgjidhje improvizore, vendosjne e një transformatori të marrë hua 40 megavolt i cili do të bëjë furnizimin me linjën 110 kilovolt të rajonit të Shkodrës.

Gjithçka deri në zgjidhjen përfundimtare të defektit në autotransformatorin 60 megavolt. Pas një konsulte të fundit në drejtori stafi teknik dhe specialistë të korporatës kanë investiguar defektin në bobinën e tensionit të lartë ku është marrë edhe vendimi.

Që riparimin e këtij autotransformatori do ta kryejmë me specialistët tanë. Për realizimin e kësaj detyre ne po investigojmë vendin se ku do e bëjmë këtë ndërhyrje, këtë hapje të transformatorit, sepse në sheshin e montimit të hidrocentralit të Vaut të Dejës është e pamundur. Sepse atje fillon rehabilitimi i hidrocentralit dhe komplet sallat, vinçat dhe ambientet janë të okupuara me pajisjet e rehabilitimit”.

Orët pa drita që përjetojnë Shkodranët nuk dihen pasi ajo sasi energjie shpërndahet dhe racionohet ndryshe në zona të ndryshme. Me vendosjen e transformatorit që mundëson furnizimin me energji 20 megavolt më pak se ai i autotransformator me defekt, KESH-i mendon t’ua lehtësoj kufizimet. Por ky vit ka hyrë me ambicie të mëdha për KESH-in. Drejtori i divizionit të shpërndarjes publikon argëtimet e vitit 2002 dhe humbjet që sipas tij janë realizuar sipas planifikimit.

“Duhet kapur një tregues të arkëtimeve 91% për vitin 2002 dhe një të humbjes në vlerën 35.5%. Të cilat, treguesi i humbjeve përputhet me atë të targetit kurse treguesi i arkëtimeve është më e lartë nga ajo çfarë është vendosur në objektiv të vitit. Gjithashtu objektivat janë edhe për vitin 2003. Duhet të them se objektivat për vitin 2003 janë më ambicioze. Është një objektiv 2% më lartë se viti i kaluar në arkëtim dhe 3% më i ulët në humbje”./tvklan.al