Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Si pasojë e shirave dhe përmbytjeve të fundit në rrethin e Elbasanit, janë dëmtuar mbi 150 shtëpi dhe dyqane. Vërshimi i ujit ka përmbytur dhe dy mijë hektarë tokë bujqësore. Gjendja paraqitet mjaftë e rëndë në disa komuna, ndërsa në rezervuarin e Mlizës për shkak të tejmbushjes së rezervuarit rrezikojnë përmbytjen 30 shtëpi.

“Rezervuari i fshatit Mlizë me prurjet që ai grumbulloi, rrezikon që të mbyste gati 20 familje dhe mbi 30 hektar tokë. E njëjta gjendje është edhe Gurra në fshatin Shushicë, e cila dhe ajo rrezikon që të mbysi mbi 80 hektarë”.

Pranë prefekturës është ngritur menjëherë shtabi i emergjencës. Fillimisht është bërë e mundur ndërhyrja për rregullimin e akseve të bllokuara nga vërshimi i dherave. Mjaft komuna si Shushicë, Tregan, Shergjan, Bradashesh, kërkojnë ndërhyrje dhe ndihmë të menjëhershme të zyrës qendrore të emergjencave, për të përballuar situatën dhe për të minimizuar dëmet e shkaktuara./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj