Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gjenerali Suprem i Natos Uesli Klark do të largohet nga detyra e tij në Prillin e ardhshëm. Në vend të tij do të vendoset numri dy i mbrojtjes Amerikane Zhozef Fraston. Vetë Klark e sheh këtë si rotacion, si një proces normal i zëvendësimit të titullarëve. Klark shefi ushtarak i Natos për europën u bë numri një i zgjidhjes ushtarake të konfliktit në Kosovë. Ka zëra që flasin për divergjenca në zgjidhjen e problemit të Kosovës, divergjenca të cilat mund të kenë ndikuar në zëvendësimin e tij Prillin e ardhshëm./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori